Goli i Ardit Nikajt nuk i ka mjaftuar Vllaznia U19 per te marre nje tjeter fitore ndaj nje tjeter rivali ne kampionat dhe me humbjen e pesuar sot ne Kamez e ka ngushtuar diferencen ne vetem nje pike me te.
Kuqeblute e trajnerit Luan Zmijani kane humbur pasditen e sotme 1-2 ndaj Shkendise se Tiranes qe mbante vendin e dyte ne renditje, por pavaresisht humbjes mbajne serish vendin e pare dhe kryesojne me merite.
Kane qene vendasit ata qe kane shenuar te paret me ane te Sahitit ne minuten e 33-te dhe pjesa e pare do te mbyllej me avantazhin 1-0 ne favor te Shkendise.
Ne minuten e 60-te nderkohe sulmuesi i Vllaznise Ardit Nikaj do te shenonte golin e barazimit por pas pak minutash, Shkendia do te shenonte edhe golin e dyte me ane te Macit dhe ne kete menyre e gjithe ndeshja do te fitohej prej saj me rezultatin 2-1.
Vllaznia U19 pas kesaj humbje mbetet ne kuoten e 28 pikeve ndersa Shkendia e Tiranes ka nje pak me pak. Kane mbetur edhe 6 ndeshje deri ne fund te fazes se trete dhe ekipi shkodran padyshim qe do te tentoje te mbaje vendin e pare te shpallet kampion i grupit A./SHKODRA-SPORT.COM/