Vllaznia U17 ka fituar me permbysje ndaj Internacional me rezultatin 2-1 dhe vijon te mbaje vendin e pare ne renditje edhe pas javes se tete te kampionatit. Nje pozicionim ky qe tregon se skuadra e drejtuar nga Gilman Lika do kete pretendime serioze kete sezon.
Takimi i luajtur paraditen e sotme ne fushen sportive “Reshit Rusi” ka nisur me gol per miqte nga kryeqyteti. Ka qene Iliazi ai qe ne minuten e 33-te e ka derguar topin ne rrjeten e portes shkodrane.
Por nderkohe, pikerisht ne minuten e shteses te pjeses se pare, ka ardhur edhe goli i barazimit per Vllaznia U17. Autor i tij ka qene futbollisti Arkel Likaj dhe ne kete menyre kjo pjese eshte mbyllur ne shifrat e barabarta 1-1.
Ne pjesen e dyte presioni i vendasve ne kerkim te golit te barazimit eshte rritur derisa do te vinte minuta e 67-te kur mesfushori Aris Ara do te shenonte edhe golin e dyte, qe njekohesisht ishte i fitores per Vllaznia U17.
Ajo ka triumfuar me shifrat 2-1 dhe me kete fitore eshte ngjitur ne kuoten e 17 pikeve, po aq sa edhe Teuta, por ekipi shkodran mban vendin e pare per shkak te golaverazhit dhe te ndeshjes direkte me durrsaket./SHKODRA-SPORT.COM/