Pas dy barazimeve rradhazi ne shtepi ndaj Basanias dhe Beselidhjes, Veleçiku ka marre sot te tretin rradhazi por ky ka qene edhe me i veçanti. Kjo sepse eshte arritur ne transferte ndaj Naftetarit dhe per me teper eshte arritur vetem ne minutat shtese, çka e ka bere edhe me te bukur ate.

Kuçovaret kane qene ne avantazh te dy golave qe ne pjesen e pare dhe kjo krijoi pershtypjen se ndeshja do te mbaronte ketu por jo. Koplikasit jane zgjuar ne te dyten duke shenuar dy here dhe duke marre nje pike shume te vlefshme me barazimin 2-2.

Naftetari ka shenuar golin e pare ne minuten e 19-te me ane te futbollistit Salca dhe me pas kane dyfishuar shifrat me ane te Vrapit gjashte minuta me vone dhe si rrjedhoje 45 minuteshi i pare do te mbyllej me rezultatin 2-0 ne favorin e tij.

Veleçiku eshte zgjuar ne pjesen e dyte. Djemte e drejtuar nga trajneri Besnik Duli kane bere nje loje shume te mire dhe si rrjedhoje fillimisht kane ngushtuar shifrat me golin e shenuar nga sulmuesi Brajan Shekaj ne minuten e 67-te.

Koplikasit nuk kane hequr dore nga pretendimi i tyre per te mos dale pa pike nga kjo ndeshje dhe ndonese dukej e pamundur, ne fakt ka qene mbrojtesit shtatelarte Armenis Kukaj qe e ka bere te mundur me golin e shenuar ne minuten e 91-te te ndeshjes. Perfundimisht barazim 2-2 ne kete ndeshje shume interesante.

Pas javes se shtate te kampionatit, Veleçiku tashme ka arritur te grumbulloje 9 pike dhe eshte i pozicionuar ne vendin e gjashte te renditjes, nderkohe qe Naftetari mbetet ne kuoten e 8 pikeve dhe eshte i pozicionuar ne vendin e tete./www.shkodrasport.com/