Nje gol i shenuar nga Arsen Banushaj ne minutat e fundit te ndeshjes, i ka dhene barazimin Veleçikut ne transferten e veshtire te Lezhes dhe si rrjedhoje me piken e marre sot ndaj Beselidhjes, ka arritur te ruaje vendin e peste ne tabelen e renditjes.

Sfida ka qene shume e luftuar ne mes dy ekipeve qe duan nje vend ne fazen play- off. Rastet nuk kane munguar dhe duhej te vinte minuta e 40-te kur vendasit te kalonin ne avantazh.

Arbitri i takimit ka akorduar nje 11-metersh per Beselidhjen dhe nga pika e bardhe do te ishte futbollisti David Marku qe do te tregohej i sakte duke e derguar topin ne rrjete. Ne kete menyre 45 minutat e para te ndeshjes do te mbylleshin me avantazhin e vendasve te cilet ishi shume te vendosur per ta fituar kete takim.

Megjithate koplikasit nuk hoqen dore nga pretendimet e tyre dhe krijuan disa raste te rrezikshme ne porten e Hoxhes, derisa do te vinte minuta e 87-te kur ai do te neutralizohej nga nje gjuajtje, nga ato te zakonshmet e Arsen Banushajt dhe ne kete menyre gjithçka do te mbyllej ne shifrat e barabarta 1-1.

Pas javes se 17-te te kampionatit, te dy ekipet ruajne te njejtat pozita ne tabelen e renditjes. Veleçiku ne kete menyre me 25 pike vazhdon te jete ne vendin e peste te renditjes, ndersa Beselidhja pozicionohet nje vend me poshte me nje pike me pak.(www.shkodrasport.com)