Goli I Florind Bardullës në minutën e 70-të me 11-metërsh I ka mjaftuar Vllaznisë për të fituar ndeshjen miqësore ndaj Pogradecit të luajtur mesditën e sotme në Pogradec. Kuqeblutë kanë fituar 1-0 në të parin takim për këtë vit, takim që vjen në kuadrin e përgatitjeve për ndeshjet zyrtare që do të startojnë pas dy javësh.

Trajneri Jonuz e ka nisur ndeshjen miqësore me Pogradecitn duke patur Sherrin në portë ndërkohë që në mbrojtje nga minuta e parë kanë luajtur Gligorov, Shehi, Malota e Marku. Në këtë miqësore ka patur një ndryshim teksa Gurishta është preferuar në mesfushë bashkë me Ramadanin dhe Krujën ndërkohë që treshja e sulmit ka qenë e përbërë nga Lika, Shtubina dhe sulmuesi maqedonas Hristov.

Kuqeblutë kanë luajtur më mirë, kanë patur edhe raste shënimi por nuk kanë arritur dot t’I konkretizojnë. Rastin më të pastër e ka patur kapiteni Lika në minutën e 36-të por gjithsesi nuk e ka dërguar dot topin në rrjetë. Gjatë kësaj pjese nuk kanë munguar as incidentet dhe në një moment, mesfushori I Vllaznisë Ramadani ka patur një zënkë me një nga lojtarët e Pogradecit, por reagimi I tij ka qenë disi I ekzagjeruar dhe arbitri I ndeshjes e ka nxjerrë jashtë me karton të kuq.

Pjesa e parë kësisoj është mbyllur pa gola, 0-0. Në të dytën, stafi teknik I Vllaznisë ka aktivizuar të gjithë lojtarët e tjerë që ka patur në dispozicion. Njëri prej tyre, pikërisht mesfushori Bardulla ka shënuar në minutën e 70-të me një 11-metërsh që kanë fituar kuqeblutë.

Pavarësisht përpjekjeve të dy ekipeve më pas, nuk ka patur gol tjetër dhe kësisoj I gjithë takimi është mbyllur me fitoren 1-0 të Vllaznisë të këtë miqësore të parë të saj gjatë kësaj periudhe.

Vllaznia- Pogradeci 1-0
Goli: Bardulla ’70 (11-m)

Vllaznia: Sherri, Gurishta, Shehi, Malota, Gligorov, Ramadani, Kruja, Shtupina, Marku, Lika. Hristov. Tr.M. Jonuz.
U aktivizuan: Laço, Adili, Krymi, Cojocaru, Lekaj, Prendi, Repaj, Prendi, Zogaj, Berdulla.

Pogradeci: Terollari, Pura, Maxhari, Hysenllari, Hidri, Shyti, Jahaj,Shkullaku,Berberi, Lickollari, Topllari. Tr A. Abazaj

Arbitra: Erald Demiri, Rinaldo Abazaj, Eristian Sallo