Nje gol i shenuar nga futbollisti Brajan Shekaj 12 minuta para fundit me 11-metersh, i ka dhene nje barazim me shume vlere Veleçikut ne ndeshjen e sotme ndaj Partizanit B.

Takimi i luajtur ne kryeqytet ka qene i vlefshmem per javen e shtate te kategorise se pare dhe ne fund te 90 minutave eshte fiksuar rezultati i barabarte 1-1, rezultat ky qe padiskutim kenaq koplikasit.

Kane qene te kuqte ata qe kane kaluar te paret ne avantazh. Ka qene futbollisti Peqini qe ka shenuar ne minuten e 47-te dhe Partizani B mendoi se do ta fitonte kete ndeshje.

Por nuk kane qene te te njejtit mendim djemte e drejtuar nga trajneri Rustemaj. Ata nuk kane hequr dore nga perpjekjet e tyre per te barazuar dhe ia kane dale. Ne minuten e 78-te kane fituar nje 11-metersh te cilin e ka kthyer ne gol futbollisti Shekaj.

Me kete barazim Veleçiku eshte ngjitur ne kuoten e 5 pikeve duke patur po aq sa Erzeni me te cilin ndajne vendet 7-8 nderkohe qe rezultati i sotem mund te konsiderohet pozitiv sepse u arrit perballe nje rivali direkt.

Koplikasit pritet qe te luftojne fort deri ne fund te kampionatit bashke me Partizanin B, Orikun, Erzenin dhe Voren per te mos rene nga kategoria. Gara pritet te jete e forte dhe e bukur dhe sigurisht qe do te qendroje ne kategori ajo skuader qe do te tregoje formen me te mire.

Veleçiku me barazimin e sotem ne transferte tregoi edhe njehere se nuk do te heqe dore kollaj nga pretendimet e tij per te siguruar edhe sivjet objektivin qe ka./SHKODRA-SPORT.COM/