Nje gol i David Markut ne minuten e 80-te i ka dhene fitoren Beselidhjes ne transferten e veshtire te Fushe- Krujes ndaj Ilirise vendase dhe pretendente.
Takimi eshte shoqeruar me nje rivalitet te madh ne fushen e lojes dhe ndonese Iliria tentoi me shume per te shenuar, hasi ne nje rezistence te madhe te lezhjaneve te cilet jane mbrojtur mire dhe kane pare herepashere edhe drejt portes vendase.
Pjesa e pare pavaresisht rasteve te krijuara, u mbyll ne barazim 0-0. Fillimi i se dytes shtoi presionin tek te dy skuadrat por Beselidhja nuk shperqendrohej asnjehere nga detyrat taktike te dhena nga trajneri Smajli.
Derisa do te vinte minuta e 80-te kur goli i David Markut ka gezuar te gjithe kampin lezhjan. Pjesa e mbetur e ndeshje, bashke edhe me shtesat eshte shoqeruar me nje rritje presioni te Ilirise ne kerkim te golit te barazimit, por nuk ia doli dhe si rrjedhoje i gjithe takimi eshte mbyllur me fitoren 1-0 te Beselidhjes.
Me fitoren e sotme, Beselidhja eshte ngjitur ne kuoten e 6 pikeve dhe mban vendin e trete te renditjes, nderkohe qe Iliria eshte e pozicionuar ne vendin e peste me 4 pike./SHKODRA- SPORT.COM/