Goli i mesfushorit Deda në këtë ndeshje, i ka mjaftuar Vllaznia U-17 të fitojë ndeshjen e rradhës ndaj Shkëndisë së Tiranës.
I shënuar që në minutën e 17-të të pjesës së parë, ky gol ka rezultuar shumë përcaktues sepse u ka dhënë tre pikë kuqebluve të trajnerit Zhejani.
Duhet thënë se pavarësisht përpjekjeve të të dy ekipeve për të shënuar sërish, asnjëri nuk ia ka dalë duke lënë në fund golin e Dedës.
Me fitoren e sotme, ekipi shkodran është ngjitur në kuotën e 48 pikëve duke mbajtur sërish vendin e dytë në renditje.
Ai ka ruajtur hapin e Tiranës kryesuese dhe diferenca mes tyre vazhdon të mbetet 3 pikë.
Sakaq, edhe Kukësi i vendit të tretë ka fituar dhe ai është tetë pikë larg shkodranëve që duken të sigurtë për play off-in megjithatë janë edhe gjashtë ndeshje deri atëherë.
© shkodrasport.com