As në finalen e Kupës së Botës nuk munguan akuzat e rënda kundër mënyrës së gjykimit të ndeshjes Argjentinë-Francë.

“L’Equipe”, shtypi i njohur francez, ishte kundër gjyqtarit kryesor, Szymon Marciniak.

Sipas shtypit francez, goli i dytë i Messit në kohën shtesë duhej të anulohej, pasi para se topi të kalonte vijën e portës, disa lojtarë nga pankina argjentinase kishin hyrë brenda në fushë për të festuar.

Sipas rregullores, duhej të jepej një goditje dënimi për Francën dhe anulimin e golit. Ky veprim nuk u mor parasysh nga VAR dhe madje pozicioni i Lautaros ishte i rregullt.