Futbollisti shkodran, Armando Vajushi, duket se po rigjen formën e dikurshme. 28-vjeçari ka shënuar golin e dytë radhazi në ligën 2 rumune, duke u shndërruar në një protagonist absolut te skuadra e Petrolul, e cila në 3 ndeshjet e para të kampionatit ka arritur të sigurojë 6 pikë.

Vajushi gjeti rrugën e rrjetës në fitoren 5-0 që skuadra e tij arriti në shtëpi ndaj Ripensia Timishoara. Shkodrani realizoi nga pika e bardhë e penalltisë, në minutën e 49-të, duke ngritur përkohësisht shifrat në 3-0.

Vlen të theksohet fakti se 28-vjeçari ishte protagonist edhe të goli i dytë i realizuar nga Roige, duke vënë në vështirësi portieri kundërshtar me një gjuajtje fantastike.

Ne kete menyre duket se shkodrani gradualisht po rikthehet ne formen e tij me te mire dhe per kete arsye ne javet e ardhshme me siguri qe do te shnderrohet ne protagonist per ekipin e tij.

https://www.youtube.com/watch?v=pXkYB48mIGA&feature=emb_logo