Goli i shenuar nga futbollisti Ersi Zaganjori ne pjesen e pare, nuk i ka mjaftuar Vllaznia U21 per te dale me pike nga ndeshja e rradhes per kampionat, ajo ndaj Apolonise luajtur mesditen e sotme ne fushen sportive “Reshit Rusi”. Fieraket u treguan me te qarte ne pjesen e dyte dhe si rrjedhoje fituan 2-1.
Ne kete ndeshje, trajneri Doçi ka patur ne dispozicion edhe disa futbolliste te ekipit te pare, duke filluar nga portieri Jukaj, e per te vazhduar me Brahimin, Becin, Spahijen, Pusin, Zaganjorin, Maliqin, Podrimcakun, Tafilin e Delajn.
Pjesa e pare eshte mbyllur me avantazhin e kuqebluve. Ka qene Zaganjori ai qe ka shenuar te vetmin gol per vendasit ne minuten e 34-te. Ai ka marre nje top te bukur ne hyrje te tones nga Tafili dhe perballe portierit fierak eshte treguar i sakte duke gjuajtur tokazi dhe duke e derguar ate ne rrjete.
Kur pritej qe edhe pjesa e dyte te dominohej nga shkodranet, ndodh e kunderta. Ne minuten e 47-te, nje top qe vjen nga e djathta dhe pa shume pretendime ne zonen e Vllaznise, shkon tek Idris qe gjuan sakte dhe barazon shifrat. Pese minuta me vone do te ishte Yakubu qe do te dyfishonte shifrat per Apolonia U21 qe ne kete menyre fiton krejt ndeshjen me rezultatin 2-1.
Vllaznia pas 4 ndeshjesh te luajtura (ka nje ndeshje me pak pa luajtur, ate ndaj Bylisit), ka arritur te grumbulloje vetem 6 pike dhe eshte e pozicionuar ne vendin e gjashte te renditjes, nderkohe qe kryeson Apolonia me 12 pike./www.shkodrasport.com/