Goli i shënuar nga Esat Mala në fitoren 4-3 të Vllaznisë përballë Tiranës në Klasike,është konsideruar si më i bukuri i javës nga redaksia e RTSH Sport.
Për nga mënyra e ekzekutimit dhe qetësisë, ka qenë pikërisht ky gol i Esat Malës që çoi përkohësisht në 3-0 shifrat e ndeshjes mes Tiranës dhe Vllaznisë, i zgjedhur nga redaksia e RTSH Sport si më i bukuri i javës së 11. Sulmuesi i djathtë i kuqebluve, shfrytëzoi më së miri topin e Kahrimanoviç dhe me të majtën mposhti Selmanin, duke shfaqur klasin dhe tregaur se ashtui si javën e kaluar mbetet një lojtar me kualitet
Në garë për golin më të bukur të javës ishte edhe Gruda. Futbollistit tjetër të Vllaznisë iu deshën vetëm pak sekonda teksa si zëvendësues depërtoi brenda zonës dhe me të djathtën shënoi golin që çoi në 4-1 shifrat.
Një vend në podium zë edhe Melo. Sulmuesi i majtë gjeti papërgatiur mbrojtjen e Egnatias dhe me një veprim individual dërgoi topin në këndin e poshtëm duke vulosur suksesin e kurbinasve.