Ndonese ende eshte ne pritje te nje transferte drejt Çekise, mbrojtesi shkodran Geralb Smajli eshte serish pjese e Ballkanit dhe si rrjedhoje po mundohet te jape me te miren e tij ne çdo ndeshje dhe keshtu ka bere edhe sot ne perballjen ndaj ekipit te Malisheves.
Ai ka shenuar te vetmin gol per kete skuader, por qe nuk ka mjaftuar per asgje sepse vendasit kane shenuar tre te tille dhe si rrjedhoje kane marre nje fitore me shume vlere ne shifrat 3-1.
Arlind Veliu ka shenuar nje supergol me nje gjuajtje nga distanca ne minuten e 23-te, nderkohe 14 minuta më vonë do te ishte pikerisht Smajli ai qe do te barazonte shifrat, serish me nje gjuajtje nga distanca. Por goli i mbrojtesit shkodran nuk ka mjaftuar sepse Malisheva do te shenonte edhe dy gola te tjere me autore Hazrollaj dhe Aliut.
Ne kete menyre, skuadra vendase ka fituar duke marre tre pike me shume vlere dhe tashme ajo eshte ngjitur ne kuoten e 37 pikeve, ndersa Ballkani i vendit te dyte ka 39 pike kurse Drita e vendit te pare eshte e shkeputur me 50 pike ne vendin e pare.
Geralb Smajli eshte titullar i padiskutueshem tek skuadra e Ballkanit me lojen, asistet, por edhe golat e tij. Ditet e fundit po flitet per nje transferim ne Çeki tek skuadra Mlada Boleslav, por ne fakt kjo ende nuk eshte realizuar dhe me shume mundesi kjo levizje do te behet tashme me hapjen e merkatos se veres.(www.shkodrasport.com)