Mbrojtësi i Kombëtares, Elseid Hysaj, realizoi golin e parë me fanellën e Napolit, në sfidën e sotme ndaj Sasuolos, i cili është gjithashtu dhe goli i parë në Serinë A për shqiptarin.

Shqiptari i surprizoi të gjithë në minutën e 8-të, me një goditje me shumë klas nga jashtë zonës, duke kaluar në avantazh skuadrën e tij.

Ky gol ka entuziazmuar edhe presidentin e Republikës, Z.Ilir Meta, i cili nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare në “Facebook”, ka ndarë me ndjekësit e tij, këtë moment krenarie, duke shkruar:

“Ju përshëndes dhe ju uroj të gjithëve një natë të qetë, me këtë gol të jashtëzakonshëm të shënuar mbrëmjen e sotme nga një prej yjeve të Kombëtares sonë Elseid Hysaj”.