Tirana ka fituar në minutat e fundit me përmbysje përballë Kukësit. Ndeshja e vlefshme për javën e 13-të të “Abissnet Superiore” përfundoi me rezultatin 3-2 në favor të bardhebluve.

Në fillim ishte Tirana që shënoi me Deliun, teksa Kukësi përmbysi me Rashitin dhe Momoh. Por Tirana gjeti forcën në “frymën e fundit” të sfidës duke përmbysur me Përgjonin dhe Kaina.

Pas kësaj fitoreje, Tirana renditet në vendin e 3-të me 21 pikë, ndërsa Kukësi mbetet në vendin e 7-të me 14 pikë të grumbulluara.

TIRANA 3-2 KUKËSI

(Deliu 14′, Përgjoni 86′, Kaina 90’/ Beshiraj 53′, Momoh 79′)