Shqiperia rikthehet te fitoje dhe per me teper “ka marre hak” duke e mundur Gjeorgjine brenda ne fushen e saj dhe si rrjedhoje tashme eshte ngjitur ne kuoten e 6 pikeve dhe duke qene brenda objektivave te saj.
Nje gol i Kristian Asllanit ne fillimin e pjeses se dyte i ka mjaftuar kuqezinjve per te dale triumfues ne kete sfide shume te rendesishme dhe njekohesisht delikate per te ardhmen dhe pretendimet e kombetares tone.
Një pjesë e parë mjaft e mirë për Kombëtaren tonë, me sinjalet pozitive që erdhën në disa raste me Indrit Tucin. Megjithatë, fraksioni i parë i kësaj ndeshje përfundoi pa gola.
Me nisjen e pjesës së dytë, Kombëtarja kuqezi u bë më kërkuese duke gjetur golin. Në minutën e 48-të, pas një aksioni model nga Nedim Bajrami, Indrit Tuci dhe Kristjan Asllani, ishte ky i fundit që i dha goditjen “finale” topit, duke e dërguar në fundin e rrjetës së portës së mbrojtur nga Mamardashvili.
Pas këtij goli të shënuar, Shqipëria u tërhoq disi duke u mbrojtur mjaft mirë dhe duke mbyllur çdo hapësirë. Me këtë fitore, kuqezinjtë mbeten në vendin e 3-të, por në kuotën e 6 pikëve, aq sa Gjeorgjia dhe Çekia, me këta të fundit që kanë një ndeshje më pak.
Gjeorgji- Shqipëri 0-1
(Asllani 48′)