Ne barazim 1-1 eshte mbyllur pjesa e pare e ndeshjes ne mes Flamurtarit dhe Vlaznise nderkohe qe ne pjesen e dyte vlonjatet do te luajne me nje futbollist me pak per shkak te daljes me karton te kuq te Deliajt ne fundin e kesaj pjese.
Vllaznia e ka nisur me disa ndryshime ne formacion kete ndeshje teksa ne loje eshte Walusimbi per Markun, po ashtu nuk luajne Shehi e Hygor e ne vend te tyre jane Kruja e Zogaj.
Ndeshja ka nisur me mire per Flamurtarin qe ne minuten e 4-te ka rrezikuar me ane te Rrapajt qe godet me koke dhe pret Sherri. Me pas Vllaznia sikur zgjodhet dhe mundohet te marre frenat e lojes ne loje por i mungojne rastet ne porten e Moçkes.
Ne minuten e 32-te shkodranet kalojne ne avantazh. Gligorov shkëputet në krahun e djathtë dhe nis topin në zonë, aty ku Kruja vetëm shtyn sferën në rrjetë.
Por avantazh zgjat vetem dy minuta. Aksion i shpejtë me kombinime i vlonjatëve, gjuajtje e Hoxhajt që shkon drejt portës e aty është Sukaj i cili e shtyn në rrjetë e më pas nuk feston.
Nje minute par fundit te pjeses se pare, Deliaj ndeshkohet me kartonin e dyte te verdhe dhe arbitri Beqiri e largon nga fusha me kartonin e kuq duke lene Flamurtarin me nje futbollist me pak.
Flamurtari- Vllaznia 1-1
Shenues: Sukaj 34’/ Kruja ’32
Flamurtari: Moçka, Pjeshka, Zeqaj, Gocaj, Deliaj, Muçollari, Nebiohu, Rrapaj, Hoxhaj, Sukaj, Ribaj.Trajner. Dritan Sadedini
Sherri, Gligorov, Malota, Gurishta, Godfrei, Kruja, Krymi, Ramadani, Zogaj, Shtubina, Lika. Trajner. Mirsad Jonuz
Arbiter: Ardian Beqiri