Vllaznia U17 nuk ka marre me shume sesa nje barazim 1-1 ndaj Partizanit ne ndeshjen e rradhes per kampionat, ate te luajtur paraditen e sotme ne fushen sportive “Reshit Rusi”.
Por pavaresisht ketij rezultati ekipi shkodran e ka thelluar ne +5 diferencen e pikeve me ndjekesen me te afert, Teuten e cila eshte mundur me rezultatin 2-1 nga Skenderbeu brenda ne Durres.
Pjesa e pare e ndeshjes ne Shkoder eshte shoqeruar me rivalitet pot nuk ka prodhuar gola. Krejt ndryshe do te ndodhte ne pjesen e dyte. Fillimisht kane qene miqte qe kane kaluar te paret ne avantazh ne minuten e 53-te me ane te futbollistit Gjeta. Por kuqeblute kane reaguar shpejt.
Ne minuten e 59-te ka qene i zaknshmi Gerald Kubazi qe do te barazonte shifrat. Pas ketij goli Vllaznia U17 i shtoi perpjekjet e saj per te gjetur edhe golin e fitores dhe rastet i ka patur por nuk ka arritur dot t’i konkretizoje. Perfundimisht barazim 1-1 mes Vllaznise dhe Partizanit ne kete takim me shume emocione.
Tre jave para fundit, skuadra e drejtuar nga Gilman Lika udheheq e vetme renditjen me 34 pike nderkohe qe Teuta e vendit te dyte ka 29 pike. Shkodranet kesisoj jane shume prane shpalljes kampion edhe per kete sezon./SHKODRA- SPORT.COM/