Veleçiku nuk ka arritur dot te fitoje sot ndaj Sopotit ne ndeshjen e luajtur ne kompleksin sportiv “Vellezerit Duli” ne Koplik. Ne fund te 90 minutave, eshte rregjistruar rezultati i barabarte 1-1 ne mes ketyre dy ekipeve.

Ka qene mbrojtesi Armenis Kukaj ai qe ka zhbllokuar rezultatin ne minuten e 24-te dhe ky gol krijoi pershtypjen se koplikasit do te mund ta fitonin pa veshtiresi kete ndeshje, por ne fakt nuk do te ndodhte keshtu.

Tre minuta pars fundit te pjeses se pare ka qene veterani Mirel Çota qe do te barazonte shifrat per Sopotin dhe ne kete menyre pjesa e pare e ndeshjes do te mbyllej ne shifrat 1-1. Ne te dyten nuk munguan perpjekjet e vendasve per ta shenuar golin e fitores dhe rastet ne fakt i krijuan.

Por mungoi mungoi ai qe eshte me i rendesishmi, goli i fitores. Dhe si rrjedhoje i gjithe takimi u mbyll ne barazim dhe dy ekipet kane ndare nga nje pike ne fund te tij. Pas javes se 18-te te kampionatit, Veleçiku eshte ngjitur ne kuoten e 19 pikeve dhe mban vendin e gjashte ne renditje, nderkohe qe Sopoti eshte i pesti me 25 pike./www.shkodrasport.com/

VELEÇIKU- SOPOTI 1-1

Kukaj ’24/ Çota ’42