Laçi ka mposhtur Kukësin me rezultatin 3-1. Kështu janë kurbinasit që në shtëpi kanë siguruar kualifikimin në çerekfinalen e Kupës së Shqipërisë.

Takimi u zhbllokua me golin e Fadiga në minutën e 20-të. Verilindorët qëndruan të fortë, deri në shtesën e pjesës së parë.

Më pas shënoi fillimisht Tresa dhe Bullari. Ky i fundit nga penalltia. Në pjesën e parë, ishte portieri i kurbinasve, Molla, që u transportua me ambulancë në spital për shkak dëmtimi.

Në të dytën, Bullari plotësoi dopietën personale. Kështu Laçi bëhet i kualifikuari i parë në çerekfinalen e Kupës së Shqipërisë.


LAÇI 3-1 KUKËSI

45+7′ Tresa, 45+10′, 66′ Bullari – 20′ Fadiga