Kombetarja e femrave e ka nisur me humbje serine e ndeshjeve kualifikuese te “Euro 2025”. Ajo ka luajtur mbremjen e sotme ne Luksemburg ndaj skuadres vendase teksa eshte mundur me rezultatin e ngushte 2-1. Madje vendaset golin e fitores e kane shenuar vetem ne minutat e fundit te takimit.
Ne fakt ndeshja nisi ne menyren me te mire te mundshme per Shqiperine. Ka qene mesfushorja e Vllaznise Luçije Gjini e cila ka kaluar ne avantazh kombetaren tone me golin e shenuar ne minuten e 43-te.
Si rrjedhoje pjesa e pare eshte mbyllur me avantazhin 1-0 ne favor te vajzave kuqeblu. Ne te dyten pritej thellimi i rezultatit per ta, të cilat u hodhën në sulm në kërkim të golit të dytë. Në minutën e 51-të, Shqipëria humbi sërish një mundësi të mirë shënimi me Fortesa Berishën, por goditja me kokë përfundoi jashtë. Por nuk ka ndodhur keshtu sepse vendaset jane zgjuar. Ata kane arritur te barazojne me ane te Schmit ne minuten e 68-te.
Nje gol ky qe i ka dhene zemer kombetares se Luksemburgut dhe pas disa perpjekjeve, ajo ia ka dale qe te shenoje edhe golin e dyte, pikerisht ne minuten e 87- te me ane te futbollistes Thompson dhe ketu eshte mbyllur gjithçka me shifrat 2-1 ne favor te tyre.
Kjo ishte ndeshja e parë kualifikuese në edicionin e ri, ndërsa më datë 9 prill, Shqipëria e vajzave do të luajë takimin e dytë kualifikues ndaj Estonisë në stadiumin “Air Albania”. Ndeshja është planifikuar të luhet në ora 20:00, teksa dyert e stadiumit do të jenë të hapura për të gjithë tifozët, në mbështetje të vajzave./www.shkodrasport.com/