Mbyllet supersfida e javës së 23-të në Spanjë. Derbi i Madridit nuk njeh fitues me Realin që kësaj radhe nuk fiton dot as me vuajte sin ë Kupën e Mbretit.
Atletico kaloi e para në avantazh. Argjentinasi Alvarez nuk gaboi nga pika e bardhë në minutën e 35-të duke heshtur “Bernabeun”.
Simeone u gëzua tejmase pas përfundimit të pjesës së parë me golin e vetëm të ndeshjes deri në ato momente, atë të bashkëkombasit, kampionit të Botës Julian.
Por, “Los Galacticos” u zgjuan në këtrë betejë mes teknikëve. Italiani Ancelotti nuk mund të lejonte “El Cholo” kurrsesi të dilte fitimtar para tifozëve “Merengues”, sidomos në këtë sezon jo dhe aq pozitiv për Realin.
Francezi i sulmit realizoi në minutën e 50-të, duke e kthyer disi rivalitetin me ish-in e Citytm si një Francë-Argjentinë. Në fund, 1 pikë nga 2 golat qe mjaftueshëm për të dy kundërshtarët e kryeqytetit.
Një nga derbit më të bukur të La Ligas dhe botës sheh një barazim që i leverdis “Los Colchoneros”. Bardhekuqtë nuk lejojnë të bardhët të shkëputen dhe mbajnë ndezur “flakën” e garës për titull në Spanjë.