Eduard Rroca ka shënuar sot golin e tij të parë në Superligën turke me fanellën e Istanbulspor.

Ish-futbollisti i Luftëtarit dhe Kukësit, ka qenë protagonist në ndeshjen në fushën e Karagumruk që drejtohet nga italiani Andrea Pirlo.

Rroca, i cili është kapiten tashmë te Istambulspor ku po luan sezonin e tij të tretë, shënoi golin e barazimit për skuadrën e tij në minutën e 69 të duelit.

Ai mori një pasim të saktë nga e majta dhe me kokë dërgoi topin në rrjetë duke mposhtur portierin italian Emiliano Viviano.