Veleçiku eshte mundur ne ndeshjen e rradhes per kampionat, ate ndaj ekipit kryesues- Luzi 2008, me shifrat 1-3. Duhet thene se koplikasit jane mundur te rezistojne, por e kane patur te veshtire te qendrojne ne kembe perballe furise se vendasve te cilet e donin me çdo kusht kete fitore per ta ruajtur kreun.

Ndeshja ne mes ketyre dy ekipeve eshte luajtur pasditen e sotme ne stadiumin e Vores dhe ka nisur menjehere me gol. Qe ne minuten e 4-te ka qene Jakubu qe ka kaluar ne avantazh ekipin e Luzit, ndersa ne minuten e 16-te ka qene Xhika qe ka dyfishuar shifrat. Keto dy gola te shpejte krijuan pershtypjen se takimi do te mbyllej ketu.

Por ne fakt, koplikasit jane munduar te rezistojne dhe kane patur edhe ato rastet e tyre per shenim. Megjithate vetem ne minuten e 79-te ia kane dale ta dergojne topin ne rrjeten e portes kundershtare dhe autor i golit do te ishte futbollisti Marsel Rragami. Nje gol qe krijoi shpresen se mund te kishte edhe nje te dyte, por gjithçka eshte venitur brenda tre minutave.

Kjo sepse Zeneli ka shenuar edhe golin e trete per ekipin e Luzit duke mbyllur keshtu gjithçka ne favarin e skuadres se tij dhe 90 minutat e kesaj ndeshje do te rregjistronin rezultatin final 3-1 ne favor te tij.

Pas javes se 9-te te kampionatit, Luzi vazhdon te kryesoje i vetem renditjen tashme me 23 pike te grumbulluara, nderkohe qe Veleçiku per monentin eshte i pozicionuar ne vendin e peste me 12 pike, por ne rast fitoreje te Terbunit apo Basanias ne ndeshjet e rradhes, mund te zbrese edhe me poshte./www.shkodrasport.com/