Vllaznia e ka mbyllur me humbje pjesën e parë të ndeshjes që po luan në Kukës. Goli i Shametit në minutën e 34-të i ka dhënë fitoren vendasve në këtë 45 minutësh.
Të dyja ekipet e nisën ndeshjen me ndryshime në formacion. Tek Vllaznia spikat aktivizimi i Kalajës dhe Ribajt në dy krahët e mesfushës dhe Pjeshkës në qendër të mbrojtjes.
Ndërsa tek Kukësi risitë janë Ymeraj dhe Idrizi. Ndeshja nisi më mirë për Vllazninë. Në minutat e para është ajo që qarkullon topin dhe madje në minutën e 3-të, Sukaj vë në provë Frashërin me një gjuajtje të fortë jashtë zone.
Pas minutës së 15-të, Kukësi sikur “zgjohet”. Pesë minuta më vonë është Ymeraj që me kokë është shumë pranë golit. Në minutën e 24-të Guri gjuan nga jashtë zone dhe Sherri fluturon duke e grushtuar topin jashtë vijës fundore.
Rezultati do të zhbllokohej në minutën e 34-të. Arbitri Hamiti akordon një goditje dënimi shumë të kontestuar nga shkodranët në hyrje të zonës së tyre.
Topi shkon në zonë tek Shameti që e godet me kokë dhe i devijuar edhe nga Berisha, ai përfundon në rrjetë. Dy minuta më vonë është Kalaja që me kokë mund të rrezikonte seriozisht por gjuan jashtë.
Ne minuten e 44-te Sukaj ka nje mundesi te mire per te rrezikuar porten kukesiane por nuk arrin te godase. Perfundimisht 1-0 per Kukesin mbyllet pjesa e pare.
www.shkodrasport.com