Egnatia dhe Teuta e kanë mbyllur me barazim 1-1, sfidën e vlefshme për javën e 27-të të Superiores. Sfida e luajtur ne “Egnatia Arena” nen driten e projektoreve serish nuk i ka sjelle fat vendasve te cilet hasin veshtiresi ndaj ketij kundershtari edhe kete here dhe si rrjedhoje nuk kane marre me shume sesa nje pike.
Rezultati eshte zhbllokuar ne minuten e 23-te te ndeshjes kur pas nje kundersulmi te shpejte, topi ka shkuar tej Ujka i cili ndonese ne pozita disi te veshtira, ka arritur ta godase ate dhe ta dergoje ne rrjete. Por avantazhi i rrogozhinasve nuk ka zgjatur me shume se kater minuta.
Ne minuten e 27-te durrsaket fitojne nje goditje denimi ne nje distance rreth 22-23 metra nga porta e Dajsinanit. Ate do ta merret persiper ta ekzekutonte mbrojtesi shkodran Arsid Kruja i cili ka realizuar nje kryeveper duke e derguar topin mbi mur dhe duke e çuar ne rrjete.
Pjesa e pare do te mbyllej ne shifrat e barabarta 1-1. Ne te dyten rrogozhinasit provojne disa here t’i afrohen portes se Tafas, madje edhe i kane mundesite per te shenuar golin e fitores, por nuk ia del dot dhe si rrjedhoje i gjithe takimi do te mbyllej ne shifrat e barabarta 1-1.
EGNATIA 1-1 TEUTA
23′ Ujka – 27′ Kruja