Besëlidhja ka surprizuar në ditën e sotme kundër Skënderbeut. Pavarësisht momentit të vështirë në Kategorinë e Parë, kjo skuadër arriti që të merrte barazimin 1-1 në transfertë me Skënderbeun, ne nje ndeshje ku te gjithe konsideronin favorit per fitore ekipin korçar.

Per me teper qe Beselidhja ne kete ndeshje kishte udhetuar edhe pa trajnerin Bruka, megjithate fusha e lojes ka treguar tjeter gje dhe kjo u konfirmuar me se miri ne fund edhe nga rezultati perfundimtar.

Takimi ne fakt nisi mire per Skenderbeun. Sulmuesi shkodran Bejaldi Pusi realizoi golin e parë të takimit në minutën e 12-te. Nje gol i tille krijoi bindjen se vendasit do ta kishin te lehte per ta fituar ndeshjen, por ne fakt nuk ka ndodhur keshtu.

Barazimi do të vinte nga Nunes, i cili në minutën e 75 lëshoi një silurë nga distanca që u ndal në rrjetë. Skënderbeu u hodh i gjithi në sulm duke kërkuar golin e fitores në fund, por pa ia dalë me sukses.

Kështu korçarët mbajnë vendin e tretë me 12 pikë, ndërsa Besëlidhja ndodhet në të 11. Per kete te fundit, pika e sotme eshte me shume vlere, por krejt ndryshe mund te thuhet per Skenderbeun i cili e sheh veten gjithnje e me larg kreut dhe me nje ecuri te tille kuptohet qe shanset per t’u ngjitur ne Superlige pakesohen gjithnje e me shume./SHKODRA-SPORT.COM/