Ndryshe nga Vllaznia U-17, ajo U-19 nuk ka arritur te fitoje ne ndeshjen e rradhes per kampionat.

Ajo ka luajtur ne kryeqytet ndaj Akademise se Futbollit dhe ka barazuar 1-1 ndaj saj.

Ne fakt shkodranet e kane dominuar takimin dhe kane qene shume prane fitores por ne fund vendasit kane reaguar duke barazuar.

Smajli ka kaluar ne avantazh kuqeblute me golin e shenuar ne minuten e 54-te por 23 minuta me vone ka qene Tuci qe ka barazuar gjithçka me golin e tij.

Me barazimin e sotem, Vllaznia U-19 eshte ngjitur ne kuoten e 57 pikeve duke mbajtur vendin e pare serish dhe duke ruajtur serish diferencen prej 7 pikesh me Shkendine e vendit te dyte.