Uerdi Mara po kalon një moment mjaft të mirë në elitën e futbollit gjerogjian me fanellën e Dinamo Batumit, teksa ditën e sotme gjeti golin e tretë në kampionat, në duelin ndaj Torpedo Kutaisit, skuadra që këtë sezon eliminoi Tiranën nga arena Europiane.
Ishte minuta e katërt kur futbollisti maliqar, Mara, arriti të gjente rrugën e rrjetës, duke i dhënë avantazhin Dinamo Batumit, në këtë duel mjaft të rëndësishëm.
Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-0, falë golit të Marës.