Nga Endri ÇINARI

Dy golat në fitoren e fundit 2-1 ndaj Teutës konfirmuan edhe njëherë se Vllaznia ka sulmin më të mirë të Superligës. Shkodranët pas 14 javësh të sezonit 2024-25 kanë shënuar 23 gola më shumë se kushdo tjetër në Superiore. Pas tyre në këtë klasifikim vjen Dinamo me 21 gola të shënuar.

E ndërsa treshen e parë si ekipet që kanë shënuar më shumë deri tani është Partizani me 19 rrjeta. Po ashtu goli i Grudes e dërgoi në pesë numrin e futbollistëve tek Vllaznia që e kanë gjetur më shumë se një herë rrjetën këtë edicion. Duke nisur nga Balaj me 8 gola të shënuar, Mala me 4 të tillë dhe Dodaj e Gruda me nga 2 secili në llogarinë e tyre.

Gjithashtu dy gola këtë sezon ka shënuar edhe mbrojtësi, Stojanoviç. Fakt që tregon formën e mirë që po kalon sulmi kuqeblu dhe sulmuesit e skuadrës në veçanti./www.shkodrasport.com/