Nga Endri ÇINARI

Në Azerbajxhan është luajtur java e 30-të e kampionatit ditën e djeshme. Një nga protagonistët e ndeshjeve në futbollin azer ka qenë edhe shkodrani, Belajdi Pusi. Sulmuesi që aktivizohet tek Turan ka gjetur golin ditën e djeshme. Duke i dhënë 3 pikë shumë të rëndësishme skuadrës së tij.

Në duelin ku ishin si udhëtues kundër Gabalas, Turan u gjend në disavantazh në minutën e 49-të të ndeshjes. Në një moment ku rezultati ishte 1-0, Pusi u hodh në fushë në minutën e 72-të në fushë. Në të 81-tën do vinte barazimi me anë të Souzas. Por miqtë do përmbysnin gjithçka me Pusin në minutën e 95-të të ndeshjes.

Një predhë e ish-sulmuesit të Vllaznisë nga hyrja e zonës i dha fitoren 1-2 Turan. Ky ishte goli i 5-të i Pusit këtë edicion me fanellën e Turqn. Ku 26-vjeçari është pjesë e ekipit azer që nga janari i vitit të shkuar. Kjo është eksperienca e parë e Pusit jashtë vendit. Ku në kampionatin tonë përveç Vllaznisë, ai është aktivizuar edhe tek Skënderbeu.

Me këtë fitore, Turan ngjitet në vendin e 5-të të renditjes me 42 pikë. 4 pikë larg vendit të tretë që mbahet nga Zira. Një pozicion që të garanton edhe pjesëmarrjen në kupat e Europës në sezonin e ardhshëm./www.shkodrasport.com/