Pas 15 javëve të kampionatit, Vllaznia renditet e katërta me 22 pikë (me 6 fitore, 4 barazime dhe 5 humbje), po aq sa Erzeni, duke qenë jashtë objektivit të klubit për kreun. Ajo që duket se çaloi në skuadër, përtej pozicionit në renditje, ishte edhe shterpësia në golat e shënuar dhe po ashtu të pësuar.
Janë 16 gola të shënuar dhe 14 të pësuar, duket mos harruar se ky golavarazh pozitiv prej dy golash, u rregullua pikërisht në takimin e javës së 15-të ndaj Teutës, ku kuqeblutë fituan 4- 0. Vllaznia nuk ka arritur që të shënojë më shumë se 1.06 gola për ndeshje, ndërsa si kryegolashënues ka një mesfushor, pikërisht Herald Markun.
Ky i fundit ka gjetur katër herë rrugën e rrjetës këtë sezon, duke qenë momentalisht edhe golashënuesi më i mirë i Vllaznisë. Nga tri herë kanë gjetur rrugën e rrjetës sulmuesit Ardit Hoxhaj dhe Kaina Nunjesh. Pas tyre, lojtari që ka shënuar më shumë deri tani është me dy gola mbrojtësi i majtë, Esin Hakaj.
Ai ka lënë pas sulmuesin kryesor, Ante Aralica, me vetëm një gol të shënuar. Por, nëse problem ka qenë shënjestra, hallet janë edhe në fazën mbrojtëse të ekipit, pasi nuk ka pasur shumë stabilitet. 14 gola të pësuar janë shumë për një skuadër që pretendon, por ngushëllimi i vetëm i Vllaznisë është Partizani kryesues, që ka pësuar plot 16 gola.
MERKATO Në klubin shkodran ka tashmë një listë me lojtarë që pritet të largohen, por edhe që mund të huazohen në skuadra të tjera. Mirëpo, thuajse të gjithë janë nënkontratë dhe klubi kërkon që tëarrijë marrëveshje konsensuale. “Panorama Sport” ka paralajmëruar se përveç sulmuesit kroat, Ante Aralica, jashtë planeve të klubit duket se kanë dalë edhedy lojtarë të huaj, pikërisht braziliani Kaina dhe mesfushori boshnjak, Elvedin Heriç.
Kontrata e tyre skadon në verën e vitit 2023 dhe në rast se nuk rinovojnë në janar, atëherë largohenme parametra zero pas përfundimit të kampionatit. Duke qenëse më shumë kanë qenë në stol, sesa kanë luajtur, klubi kërkonqë t’i zëvendësojë që në janar.Mirëpo, duhet të arrijë më parëmarrëveshje me lojtarët përzgjidhjen e kontratës. Heriç dhe Kaina janë paraqitur në skuadër, duke vijuar normalisht stërvitjen në ditët e fundit, ndërsa Aralica ka munguar.
Në klub thonë se kroati ka marrë lejepër shkak të një problemi familjar, por e vërteta nuk dihet si është saktësisht. Shanset për një rinovim të kontratave të Aralicës, Kainës dhe Heriç janë shumtë të pakta. Vllaznia është në kërkim të një qendërsulmuesi, i cili do t’i jepte frymëmarrje ekipit për vazhdimësinë e kampionatit.