Dje ka filluar gjysma e dytë e kampionatit dhe padyshim që është momenti edhe për të bërë llogaritë e gjysmës së parë, pikat e forta dhe të dobëta dhe kuptohet për të nxjerrë mësimet për gjysmën e parë.
Një nga gjërat që nuk ka shkuar ashtu si duhet tek Vllaznia në këtë gjysëm të parë ka qenë padyshim mungesa e golave. Kuqeblutë kanë hasur një problem të madh në repartin ofensiv pasi i mungonte “njeriu- gol”.
Në 18 ndeshje Vllaznia ka shënuar 17 gola, pra më pak se një gol për ndeshje. Kapiteni Lika, ndonëse nuk luan si sulmues i mirëfilltë është shënuesi më i mirë deri tani sepse ka shënuar 5 gola, braziliani Hygor 4, Krymi e Shtubina nga 2 secili. Më pas vijnë brazilianit tjetër që nuk është më tashmë pjesë e Vllaznisë Uenderson, Kruja, Malota dhe Zogaj me nga një gol secili.
Jo më kot kanë ndërhyrë në merkato duke larguar brazilianin Uenderson dhe duke sjellë dy sulmues të tjerë, maqedonasin Hristov dhe moldavin Sidorenco. Prova e parë dje e të dy këtyre lojtarëve nuk shkoi ashtu si duhet, pasi Vllaznia nuk arriti të shënojë, por me siguri që në ndeshjet e ardhshme gjërat do të marrin rrjedhë tjetër.
Ajo që pritet është goli prej këtyre dy sulmuesve por edhe prej Hygor, Likës, Shtubinës por edhe të riut Zogaj. Kjo gjashtë ka për detyrë t’i japë më shumë pikë Vllaznisë se në gjysmën e parë të sezonit dhe ta ndihmojnë atë të arrijë objektivat që ka.
© shkodrasport.com