Ylber Ramadani shkëlqeu në ndeshjen përballë Frosinones, që Lecce e fitoi me rezultatin 2-1. Goli i shënuar nga mesfushori i Kombëtares Shqiptare rezultoi me shumë vlerë, pasi i dha fitoren ekipit puljez.

27-vjeçari, në fakt, zhvilloi një nga ndeshjet më të mira në Serinë A, duke marrë vlerësime jo vetëm për golin e shënuar.

Eurosport.it, në vlerësimet që ka rezervuar për futbollistët, i ka vënë notën 7. “Shumë topa të rikuperuar në mesfushë dhe pastaj goli që vendos ndeshjen dhe që shpërblen guximin e tij.”

Vetëm autori autori i golit të parë, Piccoli, dhe sulmuesi tjetër, Banda, kanë marrë notë më të lartë se Ramadani.

Edhe “flashscore.com” e ka vlerësuar me notë të lartë mesfushorin shqiptar (7.9), të cilit i mjaftuan pak muaj për të spikatur në futbollin italian.