Fitorja e mbremshme ndaj Rahovecit e ka bere “me krahe” trajnerin e Vllaznise Nikolai Gospodinov. Ai e ka permendur edhe ne prononcimin e tij se skuadra arriti te beje ate qe nuk e kishte bere ne 10 ndeshjet e meparshme te ketij kompeticioni.
“Sigurisht që jam i kënaqur me fitoren. Në ndeshjet e mëparshme në Ballkan Ligë, Vllaznia nuk ka regjistruar asnjë fitore. Kështu që tani bëjmë diçka të re. Gjithashtu kjo fitore ishte psikologjike dhe tepër e rëndësishme për vijëmsinë.
Pas 2 humbjeve të para në Ballkan Ligë na duhej një ndeshje e mirë dhe kjo ndeshje na jep më shumë siguri për të punuar më mirë dhe mendoj e besoj se pas kësaj ndeshje, skuadra do të luajë mirë dhe më mirë.
Siç e thashë edhe para ndeshjes, skuadra jonë ka shumë potencial dhe ajo që na duhet është koha dhe pasioni, të ndihemi pozitiv. Prsh sonte ne ishim pa 2 lojtarët tonë të rinj, Devonte dhe Harrison, që ishin të dëmtuar. Unë mendoj që bashkë me këto dy lojtarë kjo skuadër ka një të ardhme të mirë”- eshte shprehur ai.
Fitorja ndaj Rahovecit eshte e para per kuqeblute ne Ligen Ballkanike te ketij sezoni dhe sigurisht qe ajo do ua shtoje oreksin per te provuar serish edhe ne ndeshjet e ardhshme qe te fitojne.
www.shkodrasport.com