Ana Kournikova dhe Enrique Iglesias bëhen prindër. Ish tenistja ruse dhe këngëtari i famshëm kanë sjellë në jetë dy binjakë një djalë dhe një vajzë të cilët lindën mbrëmjen e 16 dhjetorit në Miami. Ana dhe Enrique kurorëzuan në këtë mënyrë dashurinë e tyre me dy engjëj të vegjël. Ish tenistja ruse dhe këngëtari spanjoll kanë 10 vite lidhje dhe prej kohësh bashkëjetojnë. Për shtatëzaninë e Anës ishin në dijeni vetëm miqtë më të afërt dhe familjarët e çiftit.

Prandaj lindja e dy binjakëve Lucy dhe Nicholas ishte një surprizë e vërtetë për mediat rozë, pasi Enrique dhe bukuroshja ruse Kournikova janë një nga çiftet më të diskutuar në media.

This slideshow requires JavaScript.