Sa herë që zhvillohen aktivitete të rëndësishme sportive europiane dhe botërore, organizatorët gjithnjë përzgjedhin një nga femrat më të bukura të vendit për të qenë në rolin e ambasadores mikëpritëse. Kështu ka ndodhur edhe këtë herë në prag të Kampionatit Botëror që do të zhvillohet vitin e ardhshëm në Rusi.
Victoria Lopyreva është emëruar ambasadorja mirëpritëse e këtij evenimenti të rëndësishëm futbollistik, raportojnë mediat ndërkombëtare. Modelja dhe gazetarja e njohur do të jetë imazhi i eventit më të madh të futbollit, ndërkohë që mediat kanë nisur që t’i kushtojnë një vëmendje të madhe. Victoria në vitin 2003 është shpallur edhe ‘Miss Rusia’
© shkodrasport.com