Aktorja e njohur nga Kili, Mayte Rodrigues, vijon të jetë e lidhur me patriotin e saj, sulmuesin e famshëm Alexis Sanchez. Çifti janë njohur në fillim të vitit 2017, ndërsa prej disa muajsh kanë pranuar se mes tyre ka diçka më tepër sesa thjesht miqësi. Që nga ai moment, Mayte ka zgjedhur të qëndrojë gjithmonë e më shumë pranë sulmuesit të Arsenalit, duke kaluar ditë të tëra në Londër.
Ajo shpesh është fotografuar edhe në shkallët e ‘Emirates Stadium’, për të mbështetur të dashurin e saj.