Thonë se qeni është miku më i mirë i njeriut dhe ylli i Arsenal, Alexis Sanchez është aq me fat sa ka dy miq shumë të mirë të gjithë vetëm per vete. Kileni është i famshëm për dashurinë e tij për qentë, duke ndarë shpesh herë foto nga arratitë e tij me çiftin e miqëve të tij me katër këmbë të rracës golden retrievers, në mënyrë që të mud t’i shohë dhe shijojë e gjithë bota e rrjeteve sociale. Tashmë Alexis e ka ngritur marrëdhënien në një tjetër nivel, pasi ka regjistruar një llogari në Instagram për dy miqtë e tij Atom dhe Humber.
I lançuar të dielën, llogaria ka regjistruar plot 13 mijë ndjekës në vetëm 24 orët e para, pasi u shpërndanë katër foto dhe një video. Alexis tashmë kishte përshkruar milje të tëra pasi kishte shkruar emrat e dy miqve të tij tij anash këpucëve të futbollit, një akt ky zakonisht i rezervuar për baballarët ose bashkëshortët e përkushtuar.
Futbollisti i përfaqësueses së Kilit ndan në mënyrë të rregullt me publikun foto me kafshët e tij të dashura, madje duke postuar edhe një video të tyre teksa shijojnë një shëtitje sëbashku me muzikën e Phil Collins. Futbollisti 27 vjeçar ka marrë pjesë edhe në një reklamë që përfshin të tre ata, Sanchez, dhe dy miqtë e tij me katër këmbë, Atom dhe Humber, për një kompani të ushqimit të kafshëve, teksa luajnë futboll në oborrin e shtëpisë së futbollistit.
Sipas Sanchez: “Ekziston një legjendë e bukur e cila na thotë se kafshët janë shpirtra vullnetarë, pa dhuntinë e fjalëve, që kanë ardhur për t’i treguar njerëzve vlerën e veprimeve, solidaritetit, pranimit, lirisë dhe të punës në grup…dhe më e rëndësishmja, dashurinë”. Duke parë startin zhgënjyes të sezonit të “Topçinjve”, Alexis mund të ketë patur të domosdoshme të kalonte më shumë kohë me qentë e tij për të rikthyer në vend buzëqeshjen në fytyrën e tij.
Aq e madhe dhe e çuditshme është dashuria e Sanchez për kafshët, sa që edhe thashethemet më të fundit rozë që e lidhin atë me një yll të televizionit kilen, kanë në bazë dobësinë e sulmuesit për miqtë me katër këmbë. Kështu, teksa të gjithë po flasin në lidhje me një marrëdhënie mes Sanchez dhe Mayte, një komentatore televizioni, Claudia Schmitd deklaroi: “Unë e njoh Alexis dhe mund t’ju siguroj se ai pëlqen qentë më shumë se femrat. Kur ai i dërogi pëlqimet e tij në profiling e Mayte në Instagram, ai po tregonte pëlqimin e tij për kafshën e saj, dhe jo për atë vetë.
E vetmja gjë që ata kanë të përbashkët është dashuria për kafshët”. Muajin e kaluar, Alexis zbuloi se nga i kishte marrë emrat e dy qenëve të tij, Atom dhe Humber. Në një intervistë për Arsenal.com, ai zbuloi se Atom ishte emërtuar sipas një karakterit të filmit tëHugh Jackman “Real Steel” ndërsa Humber u emërtua sipas djaloshit të ëmbël, vëllait Humberto./telesport/