Ndeshja finale e Champions League per kete sezon, ajo ne mes Real dhe Liverpul po afron dhe tashme te gjithe tifozet kane filluar te ndahen ne dy kampe.
Padyshim qe ata te cilet mbeshtesin spanjollet jane me te shumte, nisur nga historia e tyre por edhe nga simpatia per emra te tille si Cristiano Ronaldo.
Por ka edhe nga ata qe do bejne tifo per anglezet. Nje prej tyre eshte nje shkodrane. Pikerisht Eni Koçi, një nga këngëtaret më seksi shqiptare.
Bukuroshja me origjinë nga Shkodra vazhdon studimet e larta në Londër ndërsa sa vjen edhe bëhet më e bukur.
21-vjeçarja është përshtatur mjaft mirë me kulturën angleze ndërsa i ka hyrë në zemër edhe futbolli, sporti i preferuar i britanikëve.
Eni ka zgjedhur të bëjë tifozllëk për ekipin legjendar të Liverpool, i cili këtë vit ka siguruar finalen e madhe të Champions League, që do të luhet më 26 maj në Kiev.
“The Reds” do të kërkojnë që të ngrenë trofeun e rëndësishëm të Evropës ndaj 12 herë kampionëve të UCL, Real Madrid.
Nuk e dimë ende nëse këngëtarja bionde do të presë një biletë për t’i ndjekur në stadium, por një gjë është e sigurt që ndryshe nga shumë vajza të tjera, do të përkrahë egjiptianin Mohamed Salah dhe jo yllin e “Los Blancos”, Cristiano Ronaldo.
Bukuroshja ka postuar në profilin e saj disa foto me fanellën e legjendës së Liverpool, ish-kapitenin anglez, Steven Gerrard.