Sylvie Meis ka zgjedhur vendin e duhur për të kaluar pushimet dimërore. Ish-gruaja e mesfushorit holandez, Rafael van der Vaart është fotografuar në plazhin ekzotik të Miami-t. Modelja 39-vjeçare kishte veshur një kostum plazhi ngjyrë të zezë që ngjante jashtëzakonisht bukur në trupin e saj. “The Sun” ka postuar disa nga fotot që paparacët kanë shkrepur teksa bukuroshja argëtohej në plazh.

Edhe pse është nënë e dy fëmijëve (një djali dhe vajze), të cilët i ka me Van der Vaart, vazhdon të ruajë format trupore që e bëjnë të duket sikur nuk ka lindur ndonjëherë.eds