Prej pak ditësh kombëtarja shqiptare e volejbollit të femrave ka nisur grumbullimin e saj në Tiranë.

Pjesë e saj janë edhe tre volejboliste shkodrane të cilat kanë spikatur me paraqitjet e tyre me ekipin e Vllaznisë.

Njëra prej këtyre lojtareve është Stela Kiri e cila dallohet edhe për pasionin e saj për fotografinë.

Kuptohet për të pozuar, madje shpeshherë ka qenë edhe provokuese në momente të caktuara.

Liberon e ekipit të volejbollit duket se grumbullimi në kombëtare “i ka dhënë nxehtësi”.

Për këtë arsye, ajo ka nxituar të shkojë në një nga pishinat e Tiranës dhe të freskohet paksa.

Njëkohësisht, ka pozuar dhe foton e ka shpërndarë për të gjithë miqtë e saj në instagram.
© shkodrasport.com