Wesley Sneijder është në perëndim të karrierës së tij futbollistike dhe këtë e tregojnë qartë edhe problemet që po kalon në klubin ku luan, te francezët e Nices. Pasi vuajti të gjejë një ekip në verë, fantazisti holandez tani po vuan për të gjetur vend në formacionin e Favre-së, pasi forma e tij nuk premton për vazhdimësi. E ndërsa ish fantazisti i Interit vuan, bashkëshortja e tij, Yolanthe Cabau është në kulmin e karrierës.

Modelja vijon të pozojë për kompani të ndryshme mode, ndërsa së fundi ka pasur edhe një bum ndjekësish në Instagram, ku ka kaluar shifrën e 1 milionë fansave.

Wesley ndiqet nga rreth 1.9 milionë, por gjatë vitit 2017, rritja e numrit të fansave të Yolanthe, ka qenë 10 herë më e madhe se e bashkëshortit të saj, duke bërë që numri 10 i Holandës të ‘eklipsohet’ nga modelja me të cilën ndan shtratin.

This slideshow requires JavaScript.