Bayer Leverkusen ka arritur të mposhtë Interin me rezultat 1-0 në ndeshjen e xhiros së gjashtë të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve.

Granit Xhaka luajti për 90 minuta në këtë ndeshje, duke qenë një prej lojtarëve më të mirë në fushë.Ai nga SofaScore është vlerësuar me notën 8.1, i dyti me vlerësimin më të lartë nga të dyja ekipet.

Xhaka kishte 113 prekje, ndërsa nga 104 pasime sa tentoi ai kompletoi 98, me një përqindje prej 94 përqind.Ai kishte katër topa të gjatë të saktë, ndërsa fitoi katër nga katër duele.

Mesfushori shqiptar kishte edhe dy pasime kyçe dhe një ndërhyrje të saktë. Bayer Leverkusen është ngjitur në vendin e dytë në renditje me 13 pikë. /Telegrafi/