Dëmtimi që ka pësuar kapiteni i Arsenalit, Laurent Koshienli, ka detyruar teknikun Unai emeri që të emërojë kapitenin e ri, duke iu dhënë fund në këtë mënyrë spekulimeve të ndryshme rreth kësaj çështjeje.
Ai ka vendosur që mos të ketë vetëm një kapiten, por plot katër, nga të cilët njëri është Granit Xhaka, i transferuar në Angli vetëm sezonin e kaluar.
Në listën e bërë publike nga sajti i Arsenalit, kapitenët e skuadrës janë, Peter Çek, Mesut Ozil, Aron Ramsei dhe Granit Xhaka.
Shiriti i kapitenit do të vendoset nga Emeri vetëm para ndeshjeve dhe me shumë gjasa do të jenë të katër lojtarët kapitenë në ndeshje të ndryshme dhe padyshim, ky është një vlerësim i madh për Xhakën duke ditur edhe problemet që ai ka me Zvicrën pas festimit me shqiponjë në Botëror.
Xhaka pretendon që edh te Zvicra të emërohet kapiten pas largimit të Lishtajnerit e Behramit por vetëm ditët në vijim do të merret vesh kapiteni i ri i skuadrës helvete. /Vipsport/