Në vitin 2014, teksa pas shumë festimeve me shqiponjë, lojtarëve shqiptarë që përfaqësojnë Zvicrën do u hapeshin probleme tek helvetët, ndërsa u vendos që një gjë e tillë të mos ndodhte më. Kështu, ky festim simbolik nuk është parë shpeshherë nga futbollistët shqiptarë që përfaqësojnë Zvicrën, përtej ndonjë përjashtimi si në rastin ndaj Serbisë.
Madje edhe atëherë, kishte vend për një gjyq të hapur, që vendosi faljen e lojtarëve. Por pavarësisht se vendi europian ka bërë gjithçka që lojtarët tanë ta tregojnë sa më pak origjinën e tyre, disa gjëra nuk mund të kontrollohen.
Ashtu si në rastin e Granit Xhakës, që shpeshherë u kujton mbështetësve të tij të shumtë, vendin se nga vjen.Përtej urimeve të festave që mund të ketë Shqipëria, edhe ditët e veçanta që kanë familjarët e tij.
Së fundmi me datëlindjen e gjyshes, Granit Xhaka shkruan vetëm në gjuhën shqipe, pa asnjë tekst të përkëthyer tjetër. Tifozët e shumtë të Arsenalit? Duhet të mësojnë pak nga shqipja, nëse duan të dinë gjithçka rreth Xhakës. /Shqiperia.ch/