Granit Xhaka ka thënë se është transferuar te Bayer Leverkusen sepse ishte në kërkim të një sfide të re. Ish-mesfushori i Arsenalit iu bashkua Bayer javën e kaluar për 25 milionë euro.

“Kishte spekulime kudo se gruaja ime nuk ishte më e lumtur në Angli. Kjo nuk është aspak e vërtetë”, tha Xhaka për Keystone-SDA. “Fakti është se si person jam gjithmonë i interesuar për sfida të reja.

“Pas shtatë vitesh, kishte ardhur koha për diçka krejtësisht të re. Kampionati nuk është i ri, por klubi është. Gjatë bisedimeve me Simon Rolfes [drejtorin sportiv] dhe Xabi Alonso, ndjeva se projekti afatgjatë në Leverkusen ishte i vlefshëm dhe se ishte 100% në përputhje me mua”.

Xhaka foli shumë mirë edhe për Mikel Arteta-n, duke e cilësuar spanjollin si “një trajner që e respektoj pa masë”.

“Ai është një trajner që di shumë nga futbolli. Dikush që e sheh futbollin me sy krejtësisht të ndryshëm”, shtoi Xhaka. “Kam pasur një marrëdhënie të shkëlqyer me të. Pjesërisht falë tij, ne arritëm atë që na mungonte për vite me radhë: Champions League”./telesport/