Sulmuesi anësor i Tiranës, Grent Halili ka folur në prag të ndeshjes klasike me Vllazninë. Djaloshi ka cekur disa tema, teksa nuk e sheh Tiranën jashtë luftës për titull, duke premytuar kthesën. Autori i golit në transfertë me Teutën ka cekur edhe ndeshjen e nesërme të orës 13:45 me Vllazninë, duke treguar se në fushë do hyjnë për tri pikë.
“S’them se po paraqitem më mirë, pro dua të theksoj se vij pas një kohe të gjatë pa luajtur. Kur një lojtari i mungojnë minutat, sigurisht edhe përformanca është e dobët.
Si e shikon ndeshjen ndaj Vllaznisë?
Jo më kot quhet klasikja e futbollit shqiptar. Çdo ekip ka objektivat e veta. Meritojnë respekt për atë që kanë bërë deri më sot. si çdo kundërshtar tjetër. Ne jemi Tirona dhe futemi në fushë vetëm për tre pikët. Çdo ndeshje ka specifikën e vet, por ne do tentojmë fitoren për ta mbyllur vitin në mënyrën e duhur.
Fatmirësisht kam marrë minutat e duhura këtë sezon dhe besoj se po kthehem si në fillim të sezonit të shkuar. Vjet pas paraqitjeve të mira vendosën të mos luaja më. Këtë vit kam ritmin e duhur dhe kjo më jep besim të vazhdoj përpara.
Ndeshja me Partizanin sezonin e kaluar shërbeu si pikë kthese, do ndodhë edhe këtë rradhë e njejta gjë?
Ajo ndeshje derbi vjet do të mbahet mend gjatë, ajo është pika jonë e kthesës. Ajo nuk kishte diçka specifike, thjesht u futëm në lojë, siç bëmë edhe më pas me besim tjetër. Ishim 18 pikë mbrapa, sot jemi 10, dhe dëgjoj që Tirana e ka humbur shpresën për titull. Kampionati është i gjatë, ka edhe tre faza. Akoma nuk ka mbaruar asgjë dhe këtë dua ta theksoj. Mbase do jetë ndeshja që do kthejë edhe rezultatet për ne.
Sa e vështirë është të luash kur të gjykohet cdo pasim?
Pa dashur t’ju ofendoj. Më janë bërë shumë pyetje të tilla, si jo paragjykimi i tifozëve, dhe jam shumë i lodhur t’u përgjigjem këtyre pyetje. Çdo njeri gabon, nuk besoj se ka diçka të keqe.
Një gabim i imi gjykohet ndryshe nga ai i shokëve kur gabon. Kjo gjë më pëlqen, më pëlqen presioni, të jem i paragjykuar. Nuk më bën më përshtypje. Thjesht shoh lojën dhe mendoj t’ia shpërblej ekipit dhe çunave, të cilët më mbështesin.
A ka ndonjë lloj hakmarrje në ndeshjen e nesërme?
Nuk mendojmë për hakmarrje, ata janë të parët dhe ne të shtatët. Fokusi janë pikët, nuk ka asnjë lloj hakmarrje. Synojmë të fitojmë dhe të ngjitemi aty ku duhet”, tha Halili.