Edhe pse është gjithnjë tejet e rezervuar për jetën private, këngëtarja shkodrane Greta Koçi pak kohe me pare tregoi gjate nje emisioni televiziv se mjaft futbollistë të Kombëtares Shqiptare e kanë ngacmuar. Ajo zbuloi madje edhe mesazhet me njërin prej tyre, pa treguar emrin e tij.

“Po të tregoj për këtë futbollistin. Më shkruan dhe unë duke qenë se e pashë që ishte person publik i thash faleminderit. U mbyll ajo bisedë. Pas një muaji nga ora 10 e 30 e natës më shkruan ky dhe më thotë që kishte ardhur në Tiranë dhe ishte në një restorant që ka edhe hotel.

Dhe unë i kthehem duke i thënë: Shumë mirë ke bërë, Tirana është e të gjithëve. “A po vjen dhe ti” ma kthen ai. Dhe unë i them: Përse të vi? Ke nevojë për ndonjë ambulancë, je sëmurë, të është prishur makina, të njoftoj policinë?

Dhe ai i shtangur për shumë orë s’më ktheu përgjigje. Por më pas më shkruan: Më fal, ndoshta jemi keqkuptuar, por se kisha në sensin e keq”, zbulon Greta Koçi,