Klubi i Glasgow Rangers ku më parë u transferua futbollisti shqiptar Eros Grezda është vendosur sërish pas një tjetër sulmuesi. Bëhet fjalë për Florian Kamberin, futbollistin e Hibernian.

Sipas “The Scottish Sun” Rangers janë duke u përgatitur për ta marrë futbollistin shqiptarë në formën e huazimit me të drejtë blejre në fund.

Steven Gerrard dëshiron një sulmues të ri në skuadër pas dëmtimit të Jermain Defoe. Florian Kamberi konsiderohet një nga sulmuesit më premtues në Skoci teksa deri më tani ka shënuar 29 gola në 79 ndeshje./newsport/